` . Mediat greke: Zaev dhe Cipras do të kenë takim në Davos – TV-SHENJA

Mediat greke: Zaev dhe Cipras do të kenë takim në Davos

Në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik që do të mbahet nga data 23 deri më 25 janar në Davos të Zvicrës do të ketë takim bilateral në mes kryeministrit të Greqisë dhe të Maqedonisë.
Këtë e shkruan gazeta greke “Real”, transmeton MIA.
“Alexis Cipras, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev më 24 janar, një fakt që konfirmon informacionin se ka pasur progres takimi Koxias-Dimtrov në Selanik. Sipas të njëjtit informacion dhe pavarësisht faktit se nuk ka njoftim, ministrat e jashtëm të të dy vendeve do të mbërrijnë në vendpushimin zviceran në të njëjtën ditë”, raporton ‘Real’.
Mediat greke spekuluan dhe për një takim të mundshëm midis Zoran Zaev dhe Alexis Cipras në forum, por nuk kishte konfirmime nga asnjëra palë.