` . Me video nga muaji i kaluar Qyteti i Shkupit dëshmon se sot ka bërë spërkatjen kundër mushkonjave – TV-SHENJA

Me video nga muaji i kaluar Qyteti i Shkupit dëshmon se sot ka bërë spërkatjen kundër mushkonjave

Shërbimet e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së sotme u lavdëruan se mëngjesin e sotëm kanë realizuar spërkatjen e tretë kundër mushkonjave në Shkup.
Në komunikatën zyrtare me fjalët “Linku i videos nga spërkatja e sotme kundër mushkonjave”, është vendosur video, e cila është publikuar muajin e kaluar, më 8 korrik.
Nga Qyteti njoftuan se spërkatja e tretë më avion është bërë në orët e hershme të mëngjesit dhe do të vazhdojë në tre ditët e ardhshme. Gjegjësisht deri më 13 gusht, ndërsa më pas do të vazhdoj spërkatja në tokë.
“Pas spërkatjes së intensifikuar, Qyteti i Shkupit do të realizoj edhe dy spërkatje kundër mushkonjave në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit”, kanë thënë nga Qyteti i Shkupit. /SHENJA/