` . Më shumë se një llogari në Facebook Messenger - TV SHENJA

Më shumë se një llogari në Facebook Messenger

Facebook ka shtuar së fundmi një veçori të re tek aplikacioni për mesazhe Messenger, që me siguri do të pëlqehet shumë nga përdoruesit: mbështetja për disa llogari. Kjo veçori e re ofrohet aktualisht vetëm tek pajisjet Android, por së shpejti do të vijë edhe tek pajisjet e tjera.

“Miliona njerëz i ndajnë telefonat me familjarët dhe miqtë”, tha një zëdhënës i Facebook. “Deri tani, nuk ka qenë e lehtë për njerëzit të përdorin llogaritë e tyre individuale të Messenger tek pajisje të tjera”, shkruan Krokodili.al.

Me këtë veçori të re përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të logohen apo të bëjnë log out vazhdimisht për të menaxhuar llogari të ndryshme në aplikacion. Përmbajtja e mesazhit nuk do të mund të lexohet nga të tjerët, por mund të shohin vetëm njoftimin se ka ardhur një mesazh i ri.

Postime të Ngjajshme