` . Me instrumentin muzikor "Ud" i riu musliman formon lidhje mes kulturave (VIDEO) - TV SHENJA

Me instrumentin muzikor “Ud” i riu musliman formon lidhje mes kulturave (VIDEO)

I riu musliman Ahmed Shejbe (Ahmed Al Shaiba), i cili jeton në New York të SHBA-së duke interpretuar muzikë të filmave dhe të disa veprave të caktuara të muzikës perëndimore me veglën e tij muzikore “Ud‘ e cila njihet si një instrument që i përket kulturës islame dhe Lindjes së Mesme, merr vlerësime të mëdha duke e ndarë nëpërmjet medias sociale, raporton AA.

Shejbe i cili ka lindur në Jemen, në një prej 7 vendeve islame për banorët e të cilin qeveria Trump vendosi ndalimin e hyrjes në SHBA, në një prononcim për gazetarin e AA-së tha se interpretimin me “Ud” e ka mësuar me mundësitë e tij për shkak se në vendin e tij nuk ka patur shkollë muzike dhe se koncertin e parë me këtë instrument e ka dhënë në vitin 2007.

Duke theksuar se ka dhënë koncert edhe në ndërtesën e operas në Egjipt ku edhe ka qëndruar për një vit, Shejbe ka bërë të ditur se që nga viti 2012 e deri tani jeton në SHBA. Ai ndër të tjera është shprehur se instrumentin e tij “Ud” e ka porositur në Turqi, dhe se ndjek me admirim interpretimet me këtë lloj instrumenti të Yurdal Tokcan.

Në SHBA filloi videot e tij në YouTube

Pas shpërnguljes në SHBA, Shejbe ngarkoi në llogarinë e tij në YouTube video që të mësojnë përdorimin e “Ud-it”, dhe më pas nisi të publikonte në YouTube video ku ai kishte interpretuar hite të rëndësishme të muzikës perëndimore apo muzikë të filmave.

Shejbe i cili ka shumë ndjekës nga Gjermania e deri në Brazil, në videot e tij të publikuara në YouTube performon edhe me kitarë dhe dajre (def).

Në mesin e videove muzikore që janë të pëlqyera nga çdo vend i botës dhe të përgatitura për YouTube nga Shejbe i cili performon si një grup muzikor me një person të vetëm ndodhen edhe ajo e Adele “Hello”, Michael Jackson “Smooth Criminal”, Sia “Cheap Thrills” dhe të filmave si “The Good, the Bad and the Ugly”, “Piratet e Karaibeve”, “The Hobbit”, “Game of Thrones” dhe “Mohikani fundit”.

“Formoj lidhje mes kulturave” 

Shejbe ka theksuar se ka marrë përsipër një mision të rëndësishëm kundër islamofobisë në SHBA-në ku kundërshtitë antimuslimane kanë kaluar në një rritje të shpejtë me fillimin e fushatës zgjedhore të Trumpit, dhe se këtë e përçon nëpër botë.

“Formoj lidhje mes kulturave. Kryej një miksim mes Perëndimit dhe Lindjes”, është shprehur Shejbe duke theksuar se ka marrë përsipër këtë detyrë bashkuese.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në fund të vitit do të nxjerrë një album muzikor duke bashkëpunuar me muzikantë nga shumë vende të botës kryesisht nga Turqia, India dhe Gjermania.


Postime të Ngjajshme