` . McGregori do të rikthehet në UFC më 6 korrik - TV-SHENJA

McGregori do të rikthehet në UFC më 6 korrik

Tashmë është konfirmuar gjithçka. Conor McGregorit do të rikthehet në UFC më 6 korrik të këtij viti, në UFC 239, në Las Vegas.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram kundërshtari i tij Donald Cerrone. Cerrone e postoi një pije tradicionale amerikane, Budweiser, afër një pije irlandeze, Proper Twelve, të cilat i përfaqësojnë kombësitë e dy luftëtarëve. “@budweiser vs @properwhiskey SHBA Irlandë 6 korrik”, shkruan ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përcjell Periskopi.

Image result for mcgregor vs cerrone

Luftëtari irlandez nuk ndeshet në kafaz që nga muaji tetor, ku u detyrua të dorëzohej në raundin e katërt ndaj Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit më pas kërceu nga kafazi dhe filloi luftën edhe me anëtarët e stafit të McGregor, çka bëri që dyshja të dënohej me gjoba dhe gjashtë muaj pezullim.