` . Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen çiftet çerekfinaliste - TV-SHENJA

Mbyllet sezoni i rregullt në NBA, përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në NBA janë përcaktuar ndeshjet çerekfinale të plej-ofit në të dyja Konferencat. Në Konferencën e Lindjes, Milvoki luan me Detroitin, Bostoni takohet me Indianën, Filadelfia përballet me Bruklinin, ndërsa Toronto do t’i matë forcat me Orlandon. Në Konferencën e Perëndimit kampionë në fuqi Golden Stejti do të ketë përballë Los Anxhelos Klipersin, Hjustoni luan me Jutën, Portlandi takohet me Oklahomën, teksa ndeshja e fundit çerekfinale në këtë konferencë do të diskutohet ndërmjet Denverit dhe San Antonios. Ndeshjet çerekfinale do të nisin më 13 prill dhe luhen nga 7 takime. Në gjysmëfinale shkon skuadra që fiton 4 nga 7 ndeshjet në dispozicion. /SHENJA/