` . Mbyllet 0:0 pjesa e parë, dominon Shqipëria - TV-SHENJA

Mbyllet 0:0 pjesa e parë, dominon Shqipëria

Mbyllet pjesa e parë me rezultat 0:0 e ndeshjes madhështore mes Shqipërisë dhe Francës.

Një ndeshje jashtëzakonisht e bukur e kombetares shqiptare me shumë presion kundër përfaqësueses se Francës. Përveç disa rasteve për të shënuar, djemtë e De Biasit nuk u lanë rast për të shënuar francezëve të cilët kishin disa raste të mira për të shënuar.

Gjatë 35 minutave të pjesës së parë, kuqezinjtë vazhdimisht i kanë bërë shtypje francezëve të cilët me shumë vështirësi rrallë herë arrinin t’i afrohen 16 metërshit. E gjithë kjo duket t’i ketë shkaktuar kokëdhimbje seleksionuesit francez Deshamps i cili nuk ka mundur ta fsheh nervozizmin.

Kanë mbetur edhe 45 minuta lojë për të shpresuar në fitore të kombëtares shqiptare. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme