` . Mbreti i afrikanëve të varfër “qeras” 15 gratë e tij me Rolls Royce - TV-SHENJA

Mbreti i afrikanëve të varfër “qeras” 15 gratë e tij me Rolls Royce

Mund të kemi dëgjuar shumë pak për vendin afrikan të Swaziland, por bëmat e mbretit Mswati III po bëjnë mjaft bujë ndërkombëtare.

Një mbretëri nga më të fundit në botë ku mbreti ka pushtetin absolut dhe nuk ka kritikë apo opozitë, Swazilandi po tregon anën e errët të pushtetit të përqendruar.

Asnjë nga 1.3 milion banorët e vendit nuk janë “aq me fat” sa monarku, pasuria e të cilit nuk bëhet asnjëherë publike, por numri i grave dhe fëmijëve veçse rritet.

Teksa qytetarët jetojnë me shumë pak dollar në ditë, mbreti ka vendosur që t’i qerasë 15 gratë e tij me vetura luksoze Rolls Royce.

Independent shkruan se pamja ku mbreti e shpërblen në atë mënyrë veten dhe familjen duket sikur ta pështyjë në fytyrë popullin që nuk ka rrugëdalje për ta larguar monarkun nga pushteti.  /tesheshi/