` . Mbrëmë 59 persona nuk respektuan orën policore, 28 janë arrestuar - TV-SHENJA

Mbrëmë 59 persona nuk respektuan orën policore, 28 janë arrestuar

Natën e kaluar 59 persona nuk e kanë respektuar orën policore, 28 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të merren masa të tjera.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni 144 personave u është dhënë vendim për vetizolim, dhe 51 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, njofton Shenja.

Gjatë kontrollit tek personat që ndodhen në vetizolim është vërtetuar se të gjithë i janë përmbajtur kësaj mase dhe nuk ka pasur asnjë shkelje.