` . Mbledhje e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Shkup - TV-SHENJA

Mbledhje e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut në Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka konfrimuar informacioin se janë bërë përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës. Kjo mbledhje do të mbahet në Shkup, ndërsa për datën do duhet që ta vendosin kryeministrat e këtyre dy vendeve Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, në pajtueshmëri me agjendat e tyre. Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha bëri të ditur se në mbledhjen qeveritare do të formalizohet bashkëpunimi mes dyja vendeve në disa fusha edhe atë në infrastrukturë, tregti, zhvillim ekonomik, për  bashkëpunim me diasporën, për punët e brendshme, drejtësinë, bujqësinë dhe pylltarinë, shëndetësisë dhe në disa fusha të tjera. /SHENJA/