` . Mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së: Askush nuk e amniston krimin - TV-SHENJA

Mbledhja e Këshillit Qendror të LSDM-së: Askush nuk e amniston krimin

Në mbledhjen e sotshme të Këshillit Qendror të LSDM-së janë zgjedhor emrat që do të drejtojnë strukturat partiake. Ndërkohë, është miratuar një deklaratë në mbështetje të udhëheqjes më të lartë të partisë, por edhe institucioneve të tjera për vazhdimin e luftës pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Lupço Nikolovski, pas mbledhjes, deklaroi se të gjithë janë të barabartë para ligjit. “LSDM-ja nuk do të lejojë ngecjen e reformave, progresin e drejtësinë, siç bëjnë Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja”, deklaroi Nikolovski. Ai është pyetur edhe për të ashtuquajturit, Kiki dhe Friki, dy persona se flitet se janë anëtarë të lartë të partisë në pushtet që janë të përfshirë në skandalin e zhvatjes. Nikolovski nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por ka thënë se askush nuk do të amnistohet nëse përfshihet në vepra kriminale. /SHENJA/