` . Mbi 400 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Sierra Leone - TV-SHENJA

Mbi 400 të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në Sierra Leone

Rritet në më shumë se 400 numri i personave që humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës në kryeqytetin e shtetit të Afrikës Perëndimore, Sierra Leone, në Freetown, transmeton AA.

Zyrtarë të OKB-së njoftuan se po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në Freetown, dhe që ekipet deri më tani kanë arritur të gjejnë 409 kufoma, por që ende një numër i madh i personave janë të humbur.

Në anën tjetër në shtet u organizua ceremonia e përbashkët e varrimit për personat me identitet të papërcaktuar, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Zv/ministri i Komunikimit të Sierra Leones, Cornelius Deveaux, në një konferencë për mediat kishte bërë të ditur se ende po nxjerrin kufoma dhe që ka ende persona të shumtë të humbur.

Kryqi i Kuq në Sierra Leone kishte njoftuar se për shkak të fatkeqësisë në Freetown janë humbur rreth 600 persona dhe se shqetësohen për rritjen e numrit të të vdekurve.

Postime të Ngjajshme