` . Mbi 200 shoferë të dënuar mbrëmë në Shkup - TV-SHENJA

Mbi 200 shoferë të dënuar mbrëmë në Shkup

Policia vazhdon masat kundër shoferëve që shkelin rregullat e komunikacionit. Sektori për Siguri në Komunikacion i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup mbrëmë në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 4:00 të mëngjesit ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që e tejkalojnë shpejtësinë e lëvizjes me automjet motorik në rajonin e Shkupit me ç’rast janë sanksionuar 102 shoferë të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, për çka u janë shqiptuar dënime adekuate.