` . Mbështetësit e organizatës terroriste manipulime kundër operacionit "Burimi i Paqes" - TV-SHENJA

Mbështetësit e organizatës terroriste manipulime kundër operacionit “Burimi i Paqes”

Llogaritë e afërta me organizatën terroriste PKK kanë përshpejtuar përpjekjet e tyre për manipulim dhe dezinformim në rrjetet sociale pasi Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë me qëllim për të eliminuar formimin e korridorit të terrorrit në kufirin e saj jugor dhe me qëlllimin për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon, raporton AA.

Duke përdorur fotografi të viteve të kaluara dhe të rajoneve të ndryshme të luftës së brendshme të Sirisë në rrjetet sociale po bëhen përpjekje për dezinformim, me pretendimin sikur fotografitë janë nga operacioni “Burimi i Paqes”.

Llogaritë e afërta me organizatën terroriste kanë ndryshuar një fotografi të realizuar në vitin 2014 në luftën e Sirisë ku një nënë përqafon fëmijët e saj dhe janë përpjekur që këtë ta tregojnë sikur ka ndodhur në operacionin “Burimi i Paqes”.

Poashtu nëpërmjet një fotografie tjetër të regjistruar në një qendër shëndetësore me fëmijë të prekur nga sulmet ajrore të kryera në korrik në Idlib të Sirisë, llogaritë e afërta me organizatën terroriste janë përpjekur ta shtrembërojnë në mënyrën “pamjet e fundit si rezultat i sulmit të ushtrisë turke”.

Përsëri, një fotografi nga gushti 2016, ku paraqitet një fëmijë i gjakosur si rezultat i sulmit ajror rus në Idlib, u manipulua me titra në anglisht duke iu paraqitur komunitetit ndërkombëtar sikur kjo foto është bërë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.

Nëpërmjet fotografisë së shkrepur në maj 2014 në Halep ku një sirian mban në duar trupin e fëmijës tij, llogaritë në rrjetin social me qëllim dezinformimi edhe këtë e kanë treguar sikur ka ndodhur gjatë operacionit të ndërmarrë nga Turqia.

Mbështetësit e organizatës janë zbuluar edhe më parë gjatë operacioneve të mëparshme të Turqisë, “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” ku ata kanë përdorur fotografi të ndryshme luftërash dhe masakrash nëpër botë me qëllim manipulimi dhe dezinformimi.