` . Mbappe kualifikon Francën, Peruja lamtumirë Botërorit – TV-SHENJA

Mbappe kualifikon Francën, Peruja lamtumirë Botërorit

Franca është skuadra e tretë që kualifikohet në fazën e 1/16 të “Rusi 2018” që në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe.

“Gjelave” u mjaftoi fitorja minimale ndaj Perusë falë finalizimit të Kylian Mbappesë, për të siguruar kualifikimin, pavarësisht rezultateve që do të prodhojnë sfidat e fundit.

Nga ana tjetër Peruja i thotë matematikisht lamtumirë botërorit, pasi edhe nëse fiton me Australinë në ndeshjen e fundit mbetet pas Francës dhe Danimarkës, që aktualisht kanë grumbulluar 6 dhe 4 pikë. /SS/