` . May në Shkup: Duam ta shohim Maqedoninë të hapërojë para (VIDEO) – TV-SHENJA

May në Shkup: Duam ta shohim Maqedoninë të hapërojë para (VIDEO)

Maqedonia ka zgjatur dorën tek fqinjët e saj, është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe mund të konsideroni në mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në këtë rrugë. Ishin këto disa nga mesazhet që i përcolli kryeministrja e Britanisë së Madhe, Teresa Mej, gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev. Ajo theksoi më tej se gjatë 25 viteve miqësi mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe, marrëdhëniet nuk kanë qenë më të afërta asnjëherë. Mej i dëshiroi mirëeardhje Maqedonisë në Samitin për Ballkanin perëndimor që do të mbahet në korrik në Londër, duke shtuar se atje do të vazhdojnë bisedat e rëndësishme.

“Mund ta shihni çfarë ka ndodhur në Maqedoni, vetëm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare, tashmë ka ardhur tek ndryshime të mëdha dhe Qeveria ka zgjatur dorën kah fqinjët e saj dhe u angazhua në bisedimet për zgjidhjen e emrit. E di se Maqedonia është e përkushtuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, por një zgjidhje e tillë do të sjellë dobi për të dyja vendet dhe mund të konsideroni në mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në këtë rrugë. Duam ta shohim Maqedoninë se si hapëron pozitivisht në këtë rrugë….”, deklaroi kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev faleminderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen, tashmë 25 vite me rradhë, që nga vendosja e marrëdhënëieve të para diplomatike. Ai tha se vizita e kryeministëres, e para pas shumë viteve, është një kurorë e miqësisë shumëvjeçare mes të dyja vendeve.

“Dua të porosis si kryeministër edhe në  emër të Qeverisë, do të vazhdojmë të japim arsye, nëpërmjet proceseve demokratike dhe reformatuese, nëpërmjet fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje kyçe, siç është sigurimi i paqes rajonale dhe botërore, t’i mbajmë dhe t’i përparojmë marrëdhëniet bilaterale me Britaninë e Madhe dhe ta marrim vendin e merituar si shtet në familjen e demokracisë, BE dhe NATO. Republika e Maqedonisë, nëpërmjet veprave i porosit qytetarët, fqinjët, rajonin, BE-në, NATO-n dhe Botën, na e mundësoni ardhmërinë euroatlantike, e meritojmë”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, qëndron sot në Maqedoni në një vizitë të paralajmëruar më parë. Ajo arriti në Shkup nga Sofja, pasi ishte pjesëmarrëse në samitin e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Para vizitës së kryeministres May, nga kabineti i saj nëpërmjet një komunikate informuan se Theresa May, do të jetë kryeministrja e parë që vjen në Ballkanin Perëndimor prej vizitës së ish-kryeministrit, Tony Blair më 1999.

Ajnur Bafqari /SHENJA/