` . Mavraj në garë për formacionin më të mirë të Bundesligës (FOTO) - TV SHENJA

Mavraj në garë për formacionin më të mirë të Bundesligës (FOTO)

Mërgim Mavraj në garë për formacionin më të mirë të fazës së parë në Bundesligë. Mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur nga faqja zyrtare e Bundesligës ku do të votohet për 11-shen më të mirë të fazës së parë pas paraqitjeve pozitive me fanellën e skuadrës së Kolnit.

30-vjeçari shqiptar garon me mbrojtësit Sokratis të Borussia Dortmund, Mats Hummels e Jerome Boateng të Bayern Munich, Willi Orban të Leipzig dhe Jesus Vallejo i Eintracht Frankfurtit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen bundesliga.de, votimi do të jetë i hapur deri në datën 31 Janar.

“Pas paraqitjes pozitive në Euro 2016 me Shqipërinë, Mërgim Mavraj dhuroi të njëjtën paraqitje edhe me fanellën e Kolnit në fazën e parë. Mbrojtësi shqiptar nuk ka munguar asnjë minutë gjatë pjesës së parë të sezonit, ndërsa ka arritur të fitojë plot 58 % të dueleve direkte dhe ky është një rekord në Bundesliga. Gjithashtu, ai a gabuar vetëm në 13 % të pasimeve”.

Vetëm pak ditë më parë Mavraj u largua nga Kolni për t’u transferuar te skuadra tjetër e Bundesligës, Hamburg.

555

Postime të Ngjajshme