` . Materiali për krimet serbe në Kaçanik i dorëzohet IHKLK-së - TV SHENJA

Materiali për krimet serbe në Kaçanik i dorëzohet IHKLK-së

Bëhet sot pranim-dorëzimi i materialit të grumbulluar, respektivisht dëshmive faktografike të krimeve të forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe të kryera gjatë viteve 1998 dhe 1999 në komunën e Kaçanikut.

Materiali 409 faqesh, që ka për qëllim ngritjen e padisë ndaj Serbisë, do t’i dorëzohet Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë (IHKLK), ndërsa ngjarja do të zhvillohet në Komunën e Kaçanikut, në ora 11:00.

Postime të Ngjajshme