` . Materiale propaganduese biblike në shkollën Liria - TV SHENJA

Materiale propaganduese biblike në shkollën Liria

Materiale me citate dhe versete nga bibla të bashkangjitura me dhurata nga persona të panjohur po u shpërndahen nxënësve të shkollës fillore Liria. I kontaktuar nga TV Shenja, dy ditë me radhë drejtori i kësaj shkolle, Talat Sadiku, nuk pranoi të prononcohet para kamerave duke thënë që nuk ka njohuri që në këtë institucion ka ndodhur një gjë e tillë. Ai thotë se personanalisht nuk është i informuar se në institucionin që ai drejton kanë qarkulluar ndonjëherë materiale të tilla.

Në këto fletushka flitet për ngjarjet që, sipas Biblës, kanë ndodhur nëditën e Krishtlindjeve, si ka lindur kjo festë si dhe për historinë e Krishtit.

“Mos keni frikë. Unë ju sjell lajme të mira dhe të gëzueshme. Është për të gjithë njerëzit. Sot në qytetin e Dejvidit lindi për ju shpëtimtari. Ai është Krishti, Zoti. Ju do ta mësoni se unë po e flas të vërtetën. Ju do të gjeni një foshnje të mbështjellur me rroba dhe të shtrirë në djep”, shkruhet mes tjerash në to.

Nga BFI thonë se materiale të tilla ka kohë të gjatë që shpërndahen nga qarqe dhe organizata të ndryshme me prapavijë të dyshimtë. Ata thonë se ata mund të jenë të rrezikshme për shoqërinë.

“Edhe unë kisha fatin që shpeshherë të kem para duarve të mia në një farë forme të presionit të prezantimit të një lloj literature, duke bërë përpjekje të më bindin që kjo është literature që ne sipas bindjeve të tyre duhet ta trasojmë. Kjo është një alarm që ne të jemi të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm nga tendencat e tyre që ndoshta pas vete kanë një obligim, një detyrim të cilët duhet ta realizojnë. “, deklaroi për Tv Shenja, Fahrudin Ebibi, Dekan i FSHI-së.

Ai shtoi se BFI vazhdimisht tërheq vërejtjen që të kihet kujdes nga infiltrimet me tendenca të cilat nuk janë të argumentuara që të merren si teori apo si teza.

Teuta Buçi /SHENJA/

Postime të Ngjajshme