` . Mass: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim real drejt BE-së - TV-SHENJA

Mass: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përparim real drejt BE-së

Qeveria gjermane kërkon hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor, pasi të gjitha kushtet janë plotësuar. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

“Zgjerimi është një çështje prioritare. Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparim të vërtetë, kanë bërë hapa konkrete. Këto dy vende duhet të ndërtojnë një perspektivë të qartë europiane dhe duhet të nisin negociatat me BE. Natyrisht do ta diskutojmë edhe me bundestagun gjerman për të marrë këtë vendim”, tha Mass. Gjatë  një konference të mbajtur në Berlin me homologun e tij kroat Gordan Grlić Radman, të dy ministrat sqaruan se Shqipëria dhe Maqedonia e veriut kanë nevojë për një perspektivë të besueshme të BE. Këto deklarata të kryediplomatit gjerman vijnë pak ditë përpara takimit të së premtes mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit Rama në Berlin ku në fokus do të jenë negociatat.