` . Masakër në Shqipëri, një i ri vret tetë persona! – TV-SHENJA

Masakër në Shqipëri, një i ri vret tetë persona!

Tetë persona janë vrarë me armë zjarri në Selenicë të Vlorës.

Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj, ku një person ka qëlluar për vdekje pjesëtarët e dy familjeve.

“Shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri 8 persona nga dy familje të fisit Zykaj. Autori pas krimit është larguar, ku forca të shumta të policisë janë vënë në ndjekje për të bërë të mundur kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thekson se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /AA/