` . Marrëveshja për Prokurorinë Speciale ende larg (Video) - TV-SHENJA

Marrëveshja për Prokurorinë Speciale ende larg (Video)

Ende duket e largët marrëveshja për ligjin e ri të Prokurorisë Publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i Prokurorisë Speciale Publike. Edhe sot partitë politike nuk dhanë hollësi nëse zhvillohen bisedime dhe deri ku kanë arritur ato, por shkëmbyen akuza të cilat po i përsërisin tani e disa javë me radhë. Nga LSDM akuzuan VMRO-DPMNE-në se dëshirojnë që përmes ligjit për prokurorinë publike të amnistojnë, siç shprehen, gjithë kriminalitetin e qeverisjes së kaluar.

Konstandin Konstandinov, LSDM
“E dijmë se sa është e rëndësishme sjellja e ligjit për prokurorinë publike që do të jetë në përputhje me kriteret evropiane dhe drejtimet e BE-së. Gjithsesi më duhet të theksoj se kemi kritere qartë të përcaktuara dhe ajo asesei nuk guxon të shkojë në dëm të shtetit ligjor, por përkundrazi, ligji për prokurorinë publike duhet të jetë në funksion të vetë shtetit ligjor. Fatkeqësisht nga ajo që dëgjojmë nga ana e ekipeve negociatore ështs se VMRO-DPMNE-ja opozitare qartë dhe pa mëdyshje kërkon amnesti për të gjitha krimet e pushtetit të kaluar dhe këtë e përsëris se si parti me përgjegjësi, si politikan me përgjegjësi në Republikën e Maqedonisë së veriut nuk do ta lejojmë”

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe partinë e saj amë, LSDM, se nuk I përmbahen as marrëveshjes xhentëlmene për të mos publikuar hollësi në opinion dhe as zotimeve të para që ligji i ri të ndërtohet mbi tre principet e vendosura nga opozita. Sipas tyre këto principe burojnë nga kriteret e bashkësisë ndërkombëtare për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE
“Nga ministria e drejtësia dhe vetë Renata Deskoska nuk i përmbahen as marrëveshjes xhentëlmene se bisedimet nuk do të zhvillohen jashtë grupeve të punës dhe nuk do të ngarkohen me presion mediatik. Me siguri e kanë vështirë ta mbajnë fjalën, njëjtë siç e kanë vështirë ta mbajnë atë që ishte kusht nga VMRO-DPMNE të pranohen tre principet në të cilat do të zhvillohen bisedimet. Absolutisht ajo që është kërkuar nga VMRO-DPMNE, ajo që bazohet në propozimet dhe amendamentet, gjithçka bazohet në ato tre principe për të cilat u dakorduam se do të respektohen. Nëse nga ana tjetër mendojnë se duhet të udhëhiqemi nga Zaevizmi, atëherë duhet ndryshe të paraqitemi në opinion dhe të zhvillohen këto bisedime”

Gjatë fundjavës u njoftua se Ministria e Drejtësisë i ka dërguar grupit negociator të VMRO-DPMNE-së, propozim tekstin e ri të ligjit në të cilin janë inkorporuar amendamentet e tyre të cilat janë pranuar nga pushteti. Por, partia më e madhe opozitare edhe ndaj këtij teksti ka dorrëzuar vërrejtje dhe propozime të tjera. Në bisedimet mes pushtetit dhe opozitës pika më të nxehta mbeten statusi i PSP-së, fati i lëndëve të procesuara dhe përdorimi i audio materialeve nga bisedat e përgjuara si dëshmi në proceset gjyqsore. Arben Zeqiri /SHENJA/