` . Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, Gutieres, Hahn, Mogerini të ftuar në Prespë – TV-SHENJA

Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, Gutieres, Hahn, Mogerini të ftuar në Prespë

Gazeta greke “Efimerida” shkruan se nënshkrimi i marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë të shtunën më 16 qershor në Prespë.
Sipas gazetës në këtë ngjarje janë ftuar Sekretari Gjeneral i OKB-së, Antonio Gutieres, mediatorin në çështjen e emrit Metju Nimic, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini dhe komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn.
Është paraparë që marrëveshjen ta nënshkruajnë shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas, ndërsa në Presë do të jenë edhe kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Varësisht se si do të kalon takimi i Ciprasit me liderët e partive politike dhe fjalimi i tij në Kuvend, është e mundur që nënshkrimi të anulohet për të dielën më 17 qershor. /SHENJA/