` . Marquezi triumfon në Barcelonë - TV-SHENJA

Marquezi triumfon në Barcelonë

Marc Marquez me Hondan e fitoi garën e Çmimit të Madh të Katalonjës në Moto GP (Barcelonë), suksesi i katërt sezonal për piloton spanjoll. Kjo ka qenë fitorja më e lehtë e kampionit të botës, që përfitoi nga një aksident në xhiron e dytë, ku ngritën “flamurin e bardhë” të gjithë rivalët e tij.

Jorge Lorenzo, shoku i tij i skuadrës, gabon në një kthesë, rrëzohet dhe përfshin në këtë aksident edhe Andrea Dovizioso, Valentino Rossi e Maverick Vinales. Të gjithë ishin duke dueluar mes tyre për fitoren e kësaj gare dhe krejt papritur Marquez e sheh veten pa rivalë dhe gara përfundon ende pa nisur.
Pa presionin e rivalëve, Marquez e ka të lehtë të fitojë, duke bërë një garë pa presion dhe duke marrë 25 pikë të lehta, ndërsa rivalët e tij 0 pikë. Spanjolli shkëputet deri në 5 sekonda, duke lënë të hapur garën vetëm për vendin e dytë, ku renditet francezi Fabio Quartararo me Yamaha Petronas. Në podium ngjitet dhe Danilo Petrucci me Ducati (i treti).

Pas kësaj gare, Marquez shkëputet 37 pikë nga ndjekësi më i afërt në renditjen e botërorit të Moto GP, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullin. Gara e radhës, pas dy javësh në pistën e Assen, në Holandë. /Telesport/