` . Markez nuk ndalet. fiton edhe në Australi - TV-SHENJA

Markez nuk ndalet. fiton edhe në Australi

Mark Markez po vendos rregullat në Moto Xhi Pi, pasi sot triumfoi sërish në pistën e “Filip Ajllënd” të Australisë duke vazhduar ecurinë e fitoreve. Kampioni i botës nuk e pati të lehtë të siguronte vendin e parë, pasi dueloi fort me Vinjales, me këtë të fundit që zhvilloi një garë mjaft të mirë deri në xhiron e fundit kur humbi duelin me spanjollin dhe u rrëzua.Vendi i dytë shkoi për Kal Kruçlov që përfitoi nga gabimi i Vinjales në fund, ndërsa vend në podium kishte edhe për australianin Xhek Millner. Vazhdon të zhgënjejë Rosi pasi e mbylli garën i teti. Gara e radhës në Moto Xhi Pi do të zhvillohet pas një jave në Malajzi.