` . Maria Sharapova tërhiqet nga tenisi - TV-SHENJA

Maria Sharapova tërhiqet nga tenisi

Tenistja ruse Maria Sharapova, e cila ka 5 tituj kampione të Grand Slamit në karrierën e saj njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga sporti i tenisit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tenistja 32-vjeçare Sharapova ka njoftuar vendimin e saj për të lënë tenisin nëpërmjet një shkrimi që ka shkruar për revistën “Vanity Fair”.

“Si mund ta lini pas jetën të cilën vetëm atë njihni? Si mund të largoheni nga rrjetat që kam hedhur hapat që në moshë të vogël, ku në këtë sport të cilin e kam bërë me dashuri për 28 vite. Unë kam derdhur lot të pafund ku kam përjetuar emocione të papërshkrueshme dhe ku kam gjetur një familje? Jam pak e re, por të më falni për këtë vendim. Tenis, po të them lamtumirë”, ka thënë Sharapova.

Sharapova ish-numri një në botë për femra, gjatë karrierës së saj ka fituar titujt e kampiones në Wimbledon 2004, Open USA 2006, Australian Open 2008, France Open 2012 dhe 2014.

Tenistja Sharapova në vitin 2016 u dënua me suspendim 15 muaj nga tenisi për shkak të dopingut.