` . “Marca” e zbulon kush do të shpallet futbollisti më i mirë në botë – TV-SHENJA

“Marca” e zbulon kush do të shpallet futbollisti më i mirë në botë

Sonte zhvillohet gala mbrëmja e futbollit ku do të ndahet çmimi për futbollistin më të mirë si dhe do të zgjidhet formacioni i vitit. Në garë për futbollistin më të mirë janë Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah, shkruan Indeksonline.

Por, sipas gazetës spanjolle “Marca” fituesi i këtij çmimi do të jetë mesfushori i Real Madridit, Luka Modric. Kroati u shpall futbollisti më i mirë në Kupën e Botës në Rusi si dhe fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.