` . Marc Marquez, kampion bote 4 gara para fundit - TV-SHENJA

Marc Marquez, kampion bote 4 gara para fundit

Marc Marquez shpallet kampion i botës për herë të tetë në karrierën e tij dhe të shtatën në MotoGP. Piloti spanjoll i Hondas triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit Yamaha Petronas të Fabio Quartararo, çka i dha matematikisht trofeun 4 gara para fundit të botërorit. Në podium u ngjit edhe Vinales, me vendin e tretë, ndërsa Dovizioso ngriti flamurin e bardhë me vendin e katërt. Vjen zhgënjimi i radhës për Valentino Rossin, që e mbylli garën në vendin e tetë.