` . Marash Kumbulla vlerësohet lartë nga mediat italiane - TV-SHENJA

Marash Kumbulla vlerësohet lartë nga mediat italiane

Verona e tij humbi minimalisht ndaj Milanit në Bentegodi mbrëmjen e së dielës, për faj edhe të sulmuesi Stepinski i cili doli me karton të kuq pas vetëm 20 minutash lojë duke lënë të tijët me një lojtar më pak në fushë për më shumë se 70 minuta lojë, por kjo pak rëndësi sepse Marash Kumbulla zhvilloi një tjetër ndeshje për t’u mbajtur mend, e treta radhazi për të si titullar në Serie A. 19-vjeçari i kombëtares shqiptare sfidoi për për herë të parë në karrierën e tij një skuadër të madhe për Kumbullës por për asnjë moment nuk iu tremb syri edhe pse përballë kishte lojtarë të kalibrit të lartë si Piatek, Suso apo Calhanoglu. Mediat italiane e kanë vlerësuar me notën 6,5 paraqitjen e të riut shqiptar për të cilin Tuttomercatoweb shkruan: “Konfirmon se ka grintë dhe personalitet me shumicë, pavarsisht moshës së re. Mbulon Piatek në çdo cep të fushës dhe i  lejon atij vetëm aksionin që solli penalltinë e Milanit”. Me pak fjalë Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë për Veronën ndaj kuqezinjëve, ndërkohë një paraqitje shumë pozitive bëri edhe Amir Rrahmani që gjithashtu u vlerësua me notën 6,5.