` . Maqedonia U19 kualifikohet në fazën elite për Europian - TV-SHENJA

Maqedonia U19 kualifikohet në fazën elite për Europian

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë ka siguruar kualifikimin për fazën elite të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Maqedonia triumfoi sot në ndeshjen e fundit përballë Luksemburgut, duke fituar me rezultat 3:0, ndërsa kualifikimin e siguroi falë gol-diferencës më të mirë që kishte nga Bosnja dhe Hercegovina, pasi të dyja përfaqësueset e përfunduan ciklin me nga 4 pikë të grumbulluara. Golat për fitoren e përfaqësueses së vendit ndaj Luksemburgut i shënuan Toshevksi, Vosa dhe Murati. Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Anglia i mundësoi kualifikimin Maqedonisë, pasi mundi Bosnja Hercegovinën me rezultat të thellë 4:1. Kështu Anglia si e para në grup me 9 pikë të plota dhe Maqedonia si e dyta kualifikohen për në fazën elite të eliminatoreve ku do të kërkojnë një biletë për në Kampionatin Europian. /SHENJA/