` . “Maqedonia u dëmtua më së shumti nga moszgjidhja e çëshjes së emrit” (Video) – TV-SHENJA

“Maqedonia u dëmtua më së shumti nga moszgjidhja e çëshjes së emrit” (Video)

Interes më të madh për zgjidhjen e çështjes së emrit ka Maqedonia, ndërkaq dëmin më të madh nga mosszgjidhja e saj e ka përsëri Maqedonia. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në diskutimin e tretë publik për amendamentet kushtetuese. Dimitrov ka theksuar se me zgjidhjen e kësaj çështjeje dëshirojnë të mbyllin kapitullin e çështjeve identitare, të NATO-s dhe BE-së, duke nënvizuar se këto janë qëllimet që Qeveria dëshiron t’ia arrijë.

NIKOLLA DIMITROV, MINISTËR I JASHTËM
“Ka një konfuzion dhe një tezë të pasaktë, ishte edhe në debatin e Kuvendit edhe në debatin publik se dikush tjetër ka interes që të zgjidhet ky problem. Kush e duron dëmin më të madh nga mosszgjidhja e kësaj çështjeje. çështje për të cilën kemi marrë obligim nga këshilli i sigurisë kur na pranuan në anëtarësim në Kombet e Bashkuara me dy rezoluta, që ta tejkalojmë këtë problem, ta përmbyllim. As Amerika nuk ka dëm të tillë, as Rusia, as Evropa, As Gjermania, As Franca e as Greqia. Dëmi është para se gjithash mbi ne. Jashtë NATO-s, jashtë procesit të pranimit në BE”

Akademiku Taki Fiti ka deklaruar se duhet të jepen mendime ekspertësh që të gjindet kompromis me Greqinë, lidhur me emërimin e disa institucioneve të rëndësishme në Maqedoni, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë.

TAKI FITI, KRYETAR I ASHAM
Minuta e 5-tëUnë atëherë kam përmendur për një çështje që është shumë e ndjeshme për ASHAM-in  dhe për disa institucione tjera nacionale. Domethënë  Neni i parë i Marrëveshjes mes tjerash jep indikatorë se do të duhet të ndryshohet emri i disa institucioneve të rëndësishme në Maqedoni, përfshirë edhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Maqedonisë... Atëherë poashtu kam përmendur se në shumë vende ekziston traditë që Institucionet shtetërore të emërtohen me referencë mbiemri të shtetit, domethënë Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, ka Akademi Serbe, Akademi Franceze, Akademi Austriake, Akademi Bullgare, dhe kështu me radhë...”

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është historike, ndërkaq numëroi edhe të gjitha aspektet pozitive të hyrjes në NATO dhe BE.

BUJAR OSMANI, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
“Minuta e 18. Maqedonia ka nevojë për lëvizje të vazhdueshme dhe atë lëvizje e mundëson BE-ja përmes vetë procesit të bisedimeve që nuk janë vetëm mekanizëm për arritje tek qëllimi, por vetë në vete janë qëllimi, sepse vetë bisedimet mundësojnë efekte pozitive në aspekt të përmirësimit të shtetit, ose në aspekt të reformave, të shtetit të së drejtës si dhe në aspekt ekonomik. ”

Diskutimi i parë publik për ndryshimet kushtetuese u mbajt të mërkurën në Qeveri, e dyta dje në universitetin FON, ndërsa dy të fundit janë përcaktuar për të hënën në Shtip dhe Tetovë. Pas përfundimit të pesë diskutimeve publike, Qeveria duhet të dorëzoj raport tek Kuvendi, më pas kryeparlamentari për 30 ditë cakton seancë plenare, në të cilën është nevojitet shumicë prej dy të tretave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ajnur Bafqari /SHENJA/