` . Maqedonia, Sllovenia dhe Mali i Zi, organizatorë të KE në Hendboll në 2022 – TV-SHENJA

Maqedonia, Sllovenia dhe Mali i Zi, organizatorë të KE në Hendboll në 2022

Maqedonia së bashku me Slloveninë dhe Malin e Zi kanë fituar besimin e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për të organizuar Kampionatin Evropian në Hendboll për femra në vitin 2022, raporton AA.

Federatat e Hendbollit të tre vendeve kanë përmbushur kriteret dhe kërkesat e inspektoratit të EHF-së, pas së cilës edhe zyrtarisht Lubjana, Shkupi, Celje dhe Podgorica do të jenë nikoqir të këtij eventi në hendboll.

Fillimisht ndeshjet do të luhen në katër salla, “Stozhice” në Lubjanë, “Zlatorog”, në Celje, “Moraça” në Podgoricë dhe “Boris Trajkovski” në Shkup. Në këto salla do të luajnë nga një prej katër grupeve në fazën e parë të kampionatit.

Në Lubjanë dhe Shkup do të organizohen edhe dy grupet nga faza kryesore, ndërsa finalja do të luhet në sallën “Stozhice” në kryeqytetin e Sllovenisë.