` . Maqedonia pritet të harxhojë më shumë rrymë sesa vitin e kaluar – TV-SHENJA

Maqedonia pritet të harxhojë më shumë rrymë sesa vitin e kaluar

Maqedonia gjatë këtij viti do të harxhojë për 2,7 për qind më shumë energji finale se vitin e kaluar, parashikon Bilanci energjetik për vitin 2018. Pjesëmarrje më të madhe në energjinë e harxhuar do të kenë produktet e naftës me 51,5 për qind me ç’rast do të pasojë energjia elektrike me 28, biomasa me 10,5 dhe thëngjilli me 5,3 për qind.

Siç u theksua në seancën e Asociacionit energjetik të Maqedonisë (AEM) në të cilën u shqyrtua Bilanci energjetik, 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë finale do ta absorbojë komunikacioni, 27 për qind industria, 26 për qind amvisëritë, pesë për qind sektori komercial dhe ai shërbyes, një për qind bujqësia,… Prodhimtaria e energjisë elektrike parashihet të jetë 5.766 gigavat orë ose për tre për qind më shumë se në vitin 2017.

Nevojat e parapara të energjisë për vitin 2018 janë për dy për qind më të ulëta në raport me vitin 2017. Në krahasim me vitin 2017, rritje më të madhe vërehet tek gazi natyror prej 14 për qind, si rezultat i paralajmërimeve për prodhimin e rritur të “TE-TO”. Në vitin 2018 parashihet produktet e naftës do të marrin pjesë me 39 për qind të konsumit, thëngjillit me 31 për qind, biomasa me tetë, gazi natyror me nëntë, hidroenergjia me katër, ndërsa e erës, ajo gjeotermale, biogazi dhe energjia solare me diçka mbi zeron. Importi neto i energjisë elektrike, do të marrë pjesë me tetë për qind.

Për vitin 2018 janë paraparë të harxhohen 292,9 mijë metra kub gaz normal prej të cilave 244 mijë për prodhimin e energjisë elektrike dhe energjisë termike. Për konsumin final parashihen 47,7 mijë metra kub gaz normal, prej të cilave 39,9 mijë për industrinë, 7.084 për sektorin komercial dhe për atë shërbyes, 190.000 për komunikacionin dhe 202.000 për amvisëritë.

Në vitin 2018 parashikohet pothuajse konsumi i njëjtë i produkteve të naftës si edhe në vitin 2016. Nevojat e thëngjillit vlerësohen në gjithsej 5.486,5 kilotonë prej të cilave vetëm 76 kilotonë do të importohen si linjit me kalori të lartë dhe 22,1 kiloton koks, ndërsa linjiti vendor tjetër me kalori të ulët. Pjesa më e madhe e thëngjillit do të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.

Nevojat e përgjithshme të biomasës parashihet të jenë 1.153,7 mijë metra kub dru për ngrohje, 46,6 kilotonë mbetje druri, briketa dhe peleta dhe 30,6 mijë metra kub drurë prej plantacioneve për fruta ose mbetje të tjera bimore. Prej sasive të përgjithshme të drurit për ngrohje 1.104,3 mijë metra kub parashihen që të harxhohen në amvisëri.

Në vitin 2018 është paraparë prodhimi i 2.026 teraxhulëve energji termike që është më i ulët se konsumi në vitin 2017.

Bilanci energjetik është dokument planor indikativ në të cilin paraqiten nevojat e sasive të përgjithshme të energjisë dhe të llojeve të caktuara të energjisë në vend dhe mundësitë për sigurimin e tyre me prodhimin e kapaciteteve vendore dhe të importit.