` . Maqedonia në shtëpi, Kosova luan kualifikimet për Kampionatin Botërorë “Kina 2019” - TV-SHENJA

Maqedonia në shtëpi, Kosova luan kualifikimet për Kampionatin Botërorë “Kina 2019”

Kosova ka fituar me rezultat 75-69 dhe kështu ka siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet për kampionatin botëror “Kina 2019”.
Ky rezultat i arritur donë të thotë që reprezentacioni i Maqedonisë nuk do të merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Kinë, pasi që ka përfunduar në vendin e tretë, pas Estonisë dhe Kosovës.
Çerekun e parë Kosova e ka mbylli me epërsi 24-22, ndërsa në çerekun e dytë humbi 11-16, për rezultatin 35:38 të pjesës së parë në favor të mysafirëve.
Çereku i tretë u mbyllë në favor të “Dardanët” 54:52, teksa dominuan edhe në atë të katërt, për të fituar në fund 75:69 dhe për të siguruar plasmanin në ndeshjet kualifikuese për Botërorin “Kina 2019” si e dyta e Grupit C.
Koshashënuesi më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha i cili shënoi plotë 29 pikë në këtë ndeshje.

Postime të Ngjajshme