` . Maqedonia i mbyll me fitore eliminatoret, mposht Izraelin - TV-SHENJA

Maqedonia i mbyll me fitore eliminatoret, mposht Izraelin

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mundur 1:0 Izraelin në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për Euro 2020, raporton Shenja.Pjesa e parë u dominua nga Maqedonia e cila krijoi raste të njëpasnjëshme, ndërsa në minutat shtesë Nikollov shënon për epërsi 1:0. Në fraksionin e dytë Izraeli u mundua të barazojë shifrat, mirëpo të përzgjedhurit e Angellovskit administruan mirë rezultatin duke mbyllur i eliminatoret me fitore. Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara Maqedonia renditet e treta në grupin G me 14 pikë të tubuara, ndërsa dy vendet e para mbahen nga Polonia dhe Austria, gjegjësisht me nga 25 dhe 19 pikë. Kujtojmë që përfaqësuesja e vendit biletën për në Euro 2020 do ta kërkojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku do të përballet me Kosovën. /SHENJA/