` . MAQEDONIA FITON EDHE RUMANINË – TV-SHENJA

MAQEDONIA FITON EDHE RUMANINË

Përfaqësuesja e basketbollit të Maqedonisë ka mundur 90:76 Rumaninë në kuadër të raundit të dytë të parakualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2021. Djemtë e seleksionuesit Jordanço Davitkov diktuan ritmin e lojës nga fillimi e deri në fund, duke mos e vënë në dyshim për asnjë çast fitoren. Perioda e parë ishte pothuajse e ekuilibruar, me basketbollistët e vendit të cilët avansuan me rezultatin 20:19, ndërsa dy periodat e rradhës rezultuan të kobshme për miqtë, pasi vendasit çuan epërsinë në +15 pikë. Në periodën e katërt miqtë u munduan të rikthehen në lojë, mirëpo basketbollistët e vendit administruan rezultatin duke marrë edhe një tjetër fitore të rëndësishme në këtë cikël parakualifikues. Në këtë mënyrë “verdhekuqtë” bëjnë një hap para drejt fazës së kualifikimeve për në evropianin e basketbollit të vitit 2021, teksa ndeshjen e rradhës Maqedonia e luan më 2 dhjetor kundër Kosovës në terren vendas.