` . Maqedonia e Veriut heq ndalesën për peshkun e Kosovës - TV-SHENJA

Maqedonia e Veriut heq ndalesën për peshkun e Kosovës

Republika e Maqedonisë së Veriut ka marr vendim për eliminimin e ndalesës së eksportit të peshkut nga Kosova , kjo pasi që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, iu ka përgjigjur me masa reciproke duke ndaluar mjaltin dhe pataten e këtij shteti të futet në Kosovë.

 Pas këtyre masave reciproke nga Republika e Kosovës, Maqedonia e Veriut ka reflektuar duke eliminuar ndalesën e peshkut pas takimit që kanë pasur dy palët.

Pas këtij vendimi nga ana e Maqedonisë së Veriut, pritet edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ta heq ndalesën për mjaltin dhe patatet nga Maqedonia e Veriut.