` . MAQEDONIA E VERIUT ME 6 SHQIPTARË NË KE PËR ATLETIKË - TV-SHENJA

MAQEDONIA E VERIUT ME 6 SHQIPTARË NË KE PËR ATLETIKË

Fundjava sjell Kampionatin Ekipor të Atletikës për Ligën e Tretë për senior i cili do të organizohet nga Federata e Atletikës së Maqedonisë së Veriut. Këta të fundit duken të gatshëm për këtë event të madh sportiv, ndërsa organizimi pritet të bëhet sipas të gjitha standardeve të parapara me rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Maqedonia e Veriut në këtë Kampionat Evropian do të përfaqësohet me 24 atletë në kategorinë e meshkujve dhe femrave, ndër ta edhe 6 atletë shqiptarë si Drita Islami, Rijat Sheipi, Berat Mustafa, Adrian Ismaili, Hajrie Aziri dhe Ajshe Alili. Ndryshe pjesmarrjen në këtë kampionat e kanë konfirmuar atletë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Azerbajxhani, Armenia, Islanda, Lihteshtejni, San Marino dhe Gjibraltari. Garat do të mbahen nga 10 deri më 11 gusht në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.