` . Maqednia në fazën elite të Evropianit, fiton 6-0 Lihtenshtajnin - TV-SHENJA

Maqednia në fazën elite të Evropianit, fiton 6-0 Lihtenshtajnin

Përfaqësuesja e Maqedonisë U19, ka arritur kualifikimin në fazën elite të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të kësaj gjenerate, pasi fituan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Lihteshtajnit me rezultat të thellë 6:0. Golat për të rinjët e Maqedonisë në këtë përballje i realizuan Çurlinov, Kolevski, Miovski dhe tre tjerë u shënuan nga Mitrovski. Maqedonia në fazën elite të kualifikueseve të Evropianit kalon si e para e grupit pesë, me 9 pikë të fituara nga tri përballje të luajtura, duke lënë në vend të dytë Belgjikën, e cila poashtu kualifikohet si e dyta. Kujtojmë që Belgjika në ndeshjen e fundit të zhviluar sot fitoi ndaj Zvicrës me rezultat 5:3.

Postime të Ngjajshme