` . Manipulohen notat në shkollat e FETO-s – TV-SHENJA

Manipulohen notat në shkollat e FETO-s

Në Danimarkë, shkollat private Kobenhavns Private Gymnasium dhe Hoje Taastrup Private Gymnasium, të lidhura me Organizatën terroriste FETO, pretendohet se kanë lehtësuar hyrjen e nxënësve në institucionet e larta arsimore duke mbajtur të lartë mesataret e notave të nxënësve të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një studimi të kryer nga Publikuesi publik (DR) i Danimarkës, mësohet se mesatarja e provimeve të diplomimit në nivel kombëtar të shkollave të mesme të Kobenhavns Private Gymnasium të lidhura me FETO-n, në kryeqytetin Kopenhagen është shumë nën nivelin e mesatares së dhënë në shkollë.

Vitin e kaluar, nota mesatare e nxënësve në shkollën e mesme në fjalë ka qenë 7.12, ndërsa mesatarja në provimet e maturës 5.12.

Ndërsa nxënësit e Hoje Taastrup Private Gymnasium, një shkolle tjetër të lidhur me FETO-n në provimet e maturës së vitit 2017 kanë arritur mesataren 4,71, ndërsa mesatarja e dhënë në shkollë është regjistruar në 5.7.

Pretendohet se shkollat e lidhura me FETO-n në Danimarkë kanë lehtësuar hyrjen e nxënësve në institucionet e larta arsimore duke mbajtur në mënyrë sistematike të lartë mesataret e notave të nxënësve të tyre.

Mesatarja e notave në shkollat e mesme dhe provimet kombëtare për ata që dëshirojnë të hyjnë në arsimin e lartë në Danimarkë përbën një element përcaktues për nxënësin në përzgjedhjen e institucionit arsimor dhe në përzgjedhjen e degës.