` . Mancini: Ky është problemi i madh i Italisë sime – TV-SHENJA

Mancini: Ky është problemi i madh i Italisë sime

Roberto Mancini është deklaruar i zhgënjyer me barazimin e Italisë me Ukrainën në përballjen miqësore të zhvilluar në ‘Luigi Ferraris’.
Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim përballë Ukrainës që drejtohet nga Andriy Shevchenko.

Trajneri Roberto Mancini, pas ndeshjes ka thënë se dështimi për të shënuar gola, është mangësia më e madhe e ekipit të tij.

“Ishte një mëkat që nuk fituam, por, me sa duket, i tillë është ky moment për ne”, ka deklaruar Mancini, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ndryshe nga ndeshjet e tjera, sivjet ndërtuam shumë, por shënuam fare pak dhe kjo është mangësia më e madhe që kemi treguar gjatë aventurës sime këtu”.