` . Manchester United në bisedime me Mourinhon - TV-SHENJA

Manchester United në bisedime me Mourinhon

Përfaqësuesit e Manchester United kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Jose Mourinhos, ish-trajner i Chelsea të Londrës.

Siç pohojnë mediat britanike, marrëveshje nuk është arritur, por negociatat kanë filluar. Nga klubi tani për tani nuk duan të komentojnë.

Shumica konsiderojnë se sjellja e Mourinhos në bankinën e Manchester United do të ishte kundërpërgjigjja e duhur ndaj ardhjes së Josep Pep Guardiolas në rivalin e tyre të qytetit City nga sezoni i ardhshëm.

Në mesin e atyre që janë të bindur se “djajtë e kuq” do ta bëjnë këtë është edhe Jemie Redknaap, ish-futbollisti i Liverpoolit, sot konsultat ekspert i Skysport.

“United do të duhet të sjellë ish- trajnerin e Chelsea pasi Manchester City zyrtarisht konfirmoi dakordimin e marrëveshjes me Guardiolan”, konsideron Redknaap.

Ardhja e Mourinhos në bankinën e Unitedit do të thotë edhe ripërsëritjen e rivalitetit me Guardiolën i cili filloi në Spanjë, kur portugezi udhëhiqte Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Postime të Ngjajshme