` . Mali i Zi, çmimi i energjisë më i ulët për 4.7 përqind - TV-SHENJA

Mali i Zi, çmimi i energjisë më i ulët për 4.7 përqind

Çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi prej sot arrin 7.97 cent për kilovat orë, që është 4.74 përqind më pak në krahasim me çmimin e llogaritur deri më 31 dhjetor vitin e kaluar.

Elektroekonomia e Malit të Zi (EPCG) njoftoi se çmimi për amvisëritë me matjen njëtarifore është ulur për 7.61 përqind.

“Për konsumatorët e tjerë të shpërndarjes, në varësi të nivelit të tensionit, të përcaktuar nga çmimi përfundimtar, për konsumatorët prej 35 kilovolt (kV) arrin 5.1 cent për kilovat dhe është më i ulët për 5.52 përqind, derisa për konsumatorët dhjetë kilovatësh 3.31 përqind më i ulët”, thuhet në njoftimin e EPCG-së.

Postime të Ngjajshme