` . Malajzia do të nis prodhimin e makinës së re në vitin 2021 - TV-SHENJA

Malajzia do të nis prodhimin e makinës së re në vitin 2021

Malajzia ka njoftuar se do të nis prodhimin e një makine në vend në vitin 2021, transmeton AA.

Njoftimi erdhi përderisa kryeministri i Malajzisë, Mahathir Mohamad, udhëtoi për të vizituar presidentin indonezian, Joko Widodo, në një makinë të modelit Proton Persona të zbuluar në vitin 1983.

Siç raportojnë mediat lokale, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Ndërkombëtare i Malajzisë, Darell Leiking, në një konferencë për media tha se modeli i parë i makinës së re ndërkombëtare do të dalë në treg në mars të vitit 2021.

“Siç duket do të jetë një model sedan i segmentit C nga kompania DreamEDGE”, theksoi Leiking.

Mediat lokale theksuan se prodhuesi japonez Dihatsu Motor do të japë mbështetje në “fushat e teknologjisë së përparuar”, por se nuk do të jetë partner i kapitalit të kompanisë vendase.

“Projekti do të financohet privatisht dhe nuk do të përdorë fondet e qeverisë”, tha Leiking.

Kompania pritet të dalë me prototipin e parë në muajin mars të vitit 2020.

“DreamEDGE ka një model të mirë biznesi dhe besojmë se kjo mund të funksionojë. Kryeministri është i bindur me propozimin”, shtoi ministri malajzian.