` . Makina përplas dy fëmijë në Shkup - TV-SHENJA

Makina përplas dy fëmijë në Shkup

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00 në Shkup, në rrugën Pere Toshev ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin makina “Ford Eskord” me targa të Velesit, e drejtuar nga T.S (36), ka goditur dy fëmijë.

Njëri nga spitali i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për shkak seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën Urgjente, ku janë konstatuar lëndime të lënda.

Fëmijës së dytë i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” ku janë konstatuar lëndime trupore.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme