` . Makina drejtohet me autopilot, shoferi vetëm e shkruan adresën (VIDEO) - TV-SHENJA

Makina drejtohet me autopilot, shoferi vetëm e shkruan adresën (VIDEO)

Miliarderi ekscentrik Elon Musk para do kohe ka bërë të ditur se deri në fund të vitit kompania e tij Tesla do të zhvillojë një automjet tërësisht autonom.

Ndonëse Autopiloti i tyre autonom qysh tash mund të frenojë në rast ndeshjeje apo ta mbajë automjetin brenda shiritit të qarkullimit, drejtori i Teslas ka paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë teknologjinë për ngarje tërësisht autonome, por se shoferi edhe më tej do të duhet ta përcjellë ngarjen, në mënyrë që në rast të ngjarjeve të papritura të mund të reagojë me kohë.

Si pengesë Musk ka përmenduar rregullativën e tanishme ligjore rreth lejimit të kësaj teknologjie.

Pasi që këto ditë kanë paralajmëruar se automobili Tesa 3 do të ketë Autopilotin si pajisje standarde, në Tesla kanë publikuar një video me demonstrimin e gjeneratës së re të Autopilotit i cili mundëson ngarje tërësisht të pavarur të Tesla 3, ku shoferi fare nuk merr pjesë, pos që në navigacion e shënon adresën në të cilën do të shkojë.