` . MAKEDONIJA GJ.P. RINIS ME STËRVITJE - TV-SHENJA

MAKEDONIJA GJ.P. RINIS ME STËRVITJE

Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit nga sot ka nisur edhe zyrtarisht me seanca stërvitore. Skuadra nga lagja “Gjorçe Petrov” bëhet ekipi i parë që rinis me stërvitje, përderisa ishte edhe skuadra e parë që testoi futbollistët për Kovid 19, në të cilën dolën të gjithë negativ. Ky vendim për stërvitje erdhi pasi Qeveria lëhtësoi masat dhe stërvitjet e para do të kalojnë përmes një protokolli dhe do të mbahet distanca sociale. Të përzgjedhurit e Zhikica Tasevskit do të ushtrojnë fillimisht të ndarë në grupe, ndërsa në fazën tjetër do të vijojnë stërvitjet me të gjithë lojtarët. Ditëve në vijim pritet që edhe skuadrat tjera të rifillojnë më stërvitje. Kujtojmë që kampionati i futbollit vendor pritet të vazhdojë për ti kompletuar edhe 4 xhiro të rrethit të tretë që më pas të vijojë me ndeshjet e plej of-it dhe plej aut-it.