` . Majlinda Kelmendi, tjetër medalje të artë për Kosovën - TV-SHENJA

Majlinda Kelmendi, tjetër medalje të artë për Kosovën

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë -52kg në Grand Slamin e Abu Dhabit në xhudo. Mbetëresha e sportit kosovar në finale të këtij Grand Slami mposhti kundërshtaren italiane Odette Giuffrida. Në raundet e mëparshme Kelmeendi triumfoi ndaj xhudisteve Salimata Fofana (Bregu i Fildishtë), Anna Kazyulina (Kazakistan), Park Da Sol (Kore e Jugut) dhe Chelsie Giles (Britania e Madhe).

Xhudista e Kosovës kishte mposhtur këtë garuese edhe në finalen e Lojërave Olimpike “Rios 2016”, ku arriti ta fitonte medaljen e parë të artë olimpike për Kosovën.  Majlinda i fitoi të gjitha duelet, duke i siguruar edhe 1 mijë pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kg.