` . Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës - TV SHENJA

Majlinda Kelmendi, kampione e Evropës

Vajza e artë e Kosovës dhe kampionja olimpike Majlinda Kelmendi vazhdon me rezultatet e saj të jashtëzakonshme, pasi së fundmi koleksionit të medaljeve të saj u shton edhe të artën nga Kampionati Evropian i xhudos që është duke u zhvilluar në Varshavë të Polonisë.

Pejanja shpallet Kampione e Evropës për herë të tretë në karrierë, pasi sonte në finalen e madhe të peshës deri 52 kilogramë ajo mundi me ippon xhudisten ruse, Alesyaa Kuznetsova.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale eliminoi portugezen, Joana Ramos, ndërsa rrugën drejt luftës për medalje fillimsiht kaloi rrethin e parë pa luftë, në të dytin mundi britaniken Chelsie Giles, ndërsa në raundin e tretë fitoi garuesën nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Faton Zylbehari /SHENJA/

Postime të Ngjajshme