` . Majko ironizon me deklaratat e Daçiqit | TV SHENJA
majko

Majko ironizon me deklaratat e Daçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka ironizuar me deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet diplomatike të Serbisë.

Përmes Facebook-ut ish kryeministri shqiptar ka përmendur një thënie për tregtarët e Beogradit, përmes të cilët nënkuptohet se politika e Serbisë historikisht ka pasur një diplomaci të turpshme.

 Reagimi i plotë i Majkos:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…

Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregëtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…” Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin.

Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë.

Postime të Ngjajshme